Ka ndodhur

Shpërthim me tritol në derën e një garazhi në Shkodër

Gazeta Si – Një sasi e vogël eksplozivi ka shpërthyer në Shkodër, në lagjen “10 Korriku”. Policia ka njoftuar se eksplozivi është hedhur në orët e para të mëngjesit në derën e garazhit të një 52-vjeçari.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘’10 Korriku’’, në rrugën e ‘’Karahases’’, në orët e para të mëngjesit, në pjesën e jashtme të garazhit (te dera), në pronësi të shtetasit A. U., 52 vjeç.

Policia tha se shpërthimi ka shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë