Sport

Rikthehet kampionia Simone Biles, do të garojë pas problemeve të shëndetit mental

Gazeta Si – Sportistja amerikane, fituese e 4 medaljeve të arta në Rio 2016 dhe 7 medaljeve olimpike në karrierë, do të rikthehet në US Classic të Çikagos. Në Tokio 2020 u tërhoq nga disa gara, pas vështirësive që lidheshin me depresionin.

Simone Biles është rikthyer. Superstari i gjimnastikës botërore ka programuar të garojë në kompeticionet e US Classic në fillim të muajit gusht. Do të jetë ky eventi i parë, ku Biles do të marrë pjesë pas Olimpiadës së Tokios 2020.

Simone Biles. Gazeta Si, 28 qershor 2023

Biles mori gjithë vëmendjen në Lojërat Olimpike të 2020-ës, kur u tërhoq nga disa gara individuale për t’u kujdesur për shëndetin mental. Ajo bëri një gabim në garën si skuadër, që u kushtoi SHBA-ve medaljen e artë, duke zënë vendin e dytë pas Rusisë.

Gjimnastja u kthye në pedanë vetëm në ditën e fundit të Olimpiadës për të marrë medalje bronzi në tra, që ishte edhe medalja e saj e 7-të olimpike në karrierë, pas 4 të artave dhe 2 bronzi në Rio 2016. Biles do të ketë në krah në US Classic kampionen olimpike të 2020-ës, Sunisa Lee, amerikanen e artë në garën individuale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë