Gazeta Si – Bota e Nfl mban zi për vdekjen e Rajan Malet, ish-lojtar i njohur i këtij sporti. Ish-qendërmbrojtësi ka qenë rezerva e legjendarit Tom Bredi, ai ishte tërhequr në vitin 2020 dhe nisi karrierën si trajner.
Ngjarja tragjike ka tronditur Nfl-në. Në moshën 35-vjeçare, Malet u mbyt në Arkansas, në gjirin e Shore Drive. Dhimbje e madhe për Nju England Patriots, ku Malett luajti deri në vitin 2013: “Nju England Patriots janë thellësisht të pikëlluar nga vdekja e papritur e Rajan Malet. Lutjet tona janë për familjen Malet, ish-shokët e skuadrës dhe të gjithë ata që vajtojnë humbjen e tij”.

Policia ka bërë me dije se Malet ishte bllokuar në një breg rëre nga një valë e madhe. Ai po përpiqej të kthehej në breg, por u tërhoq në det nga rrymat dhe humbi forcat.
Malet ka qenë zgjedhja e tretë e Pats në 2011, si rezervë e Bradit. Ai luajti në Boston deri në vitin 2013, përpara se të transferohej te Hjuston dhe më pas te Baltimore Ravens. Në shtatë vjet në Nfl luajti 21 ndeshje. Pas tërheqjes nga futbolli amerikan u bë trajner dhe së fundi drejtonte ekipin e shkollës Uajt Hall në Arkansas.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



