Gazeta Si – Një 19-vjeçar është arrestuar në Vorë, pasi ka qëlluar në ajër me kallashnikov, ndërsa kishte thyer edhe masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’.
Adoleshenti me iniciale L.M., ka qenë duke lëvizur me një makinë në afërsi të liqenit të fshatit Muçaj dhe kishte qëlluar në ajër. Ai ka qenë i shoqëruar nga një 15-vjeçar, i cili është vënë nën hetim.
Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se 19-vjeçari i arrestuar, kishte shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit kallashnikov e përdorur gjatë ngjarjes dhe 4 krehra.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



