Ka ndodhur

Arrestohet ‘shoferi’ i linjës Tiranë-Klos, furnizonte disa persona me drogë

Gazeta Si – Një 36-vjeçar, i identifikuar si Yllson Dani nga Tirana, është arrestuar, pasi është kapur duke transportuar lëndë narkotike, duke u kamufluar si shofer furgoni për transport të qytetarëve Tiranë-Klos-Tiranë.

Në kaudër të operacionit “Kamuflimi”, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, dhe me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Dibër, në vendin e quajtur ura e fshatit, Fshat,  në Klos, kanë ndërhyrë në mënyrë të befasishme duke bllokuar furgonin që drejtohej nga 36-vjeçari nga Tirana,  ku dyshohej se transportohej lënda narkotike.

Gjatë kontrollit të ushtruar në dyshemenë  e sediljes së shoferit, shërbimet e policisë gjetën një kuti , ku brenda saj kishte 4 kallëpe me lëndë narkotike kanabis sativa, të përpunuar në formën e çokollatës, me peshë rreth 1 kilogramë, të cilat u sekuestruan  në cilësinë e provës materiale.

Dyshohet se ky shtetas duke u kamufluar si shofer për transport pasagjerësh, në linjën Tiranë -Klos -Tiranë, merrte lëndë narkotike  në Tiranë, kryesisht kanabis të përpunuar por edhe droga të forta në sasi të vogla me qëllim shitjen e saj dhe ua shiste personave të ndryshëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë