Gazeta Si – Alban Beqiri po ecën mjaft mirë në Lojërat Europiane të Polonisë. Boksieri shqiptar ka fituar sot ndeshjen e dytë, duke mposhtur lituanezin Trofimcuk me rezultatin bindës 4-1. Me këtë rezultat Beqiri ka kaluar në çerekfinale.

Ishte një tjetër paraqitje shumë e mirë e boksierit tonë, që në ndeshjen e parë kishte mundur me të njëjtin rezultat sllovenin Leburiç. Beqiri konkurron në peshën deri në 71 kilogramë dhe nëse vazhdon me këtë formë, ka shanset të mëdha që t’i sjellë Shqipërisë medalje.
Në ring u ngjit sot edhe boksieri tjetër kuqezi, Ardit Murja, i cili nuk ia doli përballë belgut Usturoi.
Në Lojërat Europiane Krakov 2023 Shqipëria ka arritur të sigurojë deri tani dy medalje të arta, në atletikë me ‘mbretëreshën’ Luiza Gega dhe në karate me Alvi Karaqin. Kjo është një paraqitje mjaft e mirë e sportistëve tanë. Nëse shkon në zonën e medaljeve edhe Alban Beqiri, do të jetë një arritje e madhe.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



