Ka ndodhur

Përshtatën lokalin për të shitur kanabis, në pranga pronari dhe kamerieri në Kurbin

Gazeta Si – Pas 6 muajsh hetime është finalizuar në Kurbin operacioni i koduar ‘Ndërthurja’. Dy persona kanë rënë në pranga, përkatësisht pronari i lokalit Aldo Gjergji., 25 vjeç dhe kamarieri Gernato Struga., 22 vjeç, të dy banues në Laç.

Bëhet me dije se dy të rinjtë kishin përshtatur lokalin për shitje të lëndëve narkotike.

Si rezultat i hetimeve intensive, të kryera me metoda proaktive, për një periudhë 6-mujore, nga struktura hetimore e hetimit të narkotikëve në mbështetje edhe nga Forca e Posaçme “Shqiponja” pranë DVP Lezhë, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Ndërthurja”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit A. Gj., 25 vjeç dhe G. S., 22 vjeç, të dy banues në Laç.

Gjatë kontrolleve në lokalin në pronësi të 25-vjeçarit dhe ku punonte kamerier shtetasi G. S., në lagjen nr. 3, Laç, lokal i përshtatur nga këta shtetas me kompjutera me lojëra për të mitur dhe të rinj, u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa e ndarë në dhjetëra doza të gatshme për shitje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë