Ka ndodhur

I dënuar me 10 vite burg, ekstradohet nga Greqia 44-vjeçari për tentativë vrasjeje

Gazeta Si – Policia e Shtetit dhe Interpol Tirana njoftojnë se kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasit Mihal Mërkuri, i dënuar me 10 vite burg për tentativë vrasjeje është ekstraduar nga Greqia drejt vendit tonë.

44-vjeçari është dënua nga Gjykata e Sarandës me 44-vjeçarin me 10 vite burgim për kryerjen e veprës penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë.

Në datën 17 nëntor 2000, në lagjen nr. 1, në Sarandë, për shkak të një borxhi të pashlyer, shtetasi Mihal Mërkuri ka qëlluar pesë herë me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit Vendim Bejko, duke e plagosur rëndë atë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë