Rend dhe Ligj

Ekstradohet nga Gjermania Silvester Driza, i shpallur në kërkim për inceneratorët

Gazeta Si – I kapur në 22 shkurt të këtij viti në Gjermani, Silvester Driza këtë të martë është ekstraduar në Shqipëri.

Sipas ‘Interpol Tirana’, 30-vjeçari ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar për pastrim parash. Mësohet se GJKKO i kishte caktuar masën e “arrestit me burg” ndaj tij.

Në njoftimin zyrtar të policisë, thuhet se Driza ka themeluar një shoqëri Sh.p.k ka kryer disa transaksione fiktive me kompaninë që ka me koncesion inceneratorin e Fierit.

“Për shtetasin Silvester Driza, GJKKO ka caktuar masën e arrestit me burg për për veprën penale, “Pastrim i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu, si rezultat i bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Ëiesbaden, Gjermani, u bë kapja dhe ekstradimi drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar, S. D., 30 vjeç, lindur në Durrës. Shtetasi S. D., ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë, “Arrest në burg”, për veprën penale, “Pastrim i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim.

Driza ka themeluar një shoqëri Sh.p.k dhe ka kryer disa transaksione fiktive me kompaninë që ka me koncesion inceneratorin e Fierit. Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me homologët për lokalizmin dhe kapjen e personave të tjerë të shpallur në kërkim ndërkombëtar”, njofton policia.

Emri i tij u përmend në Nëntor të vitit të shkuar, kur SPAK lëshoi 11 urdhër arreste të reja për inceneratorin e Fierit. Mes tyre Driza përcaktohet si administrator i firmës Sili SHPK, i cili kishte marrë pjesë në këtë skemë


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë