Motosport

Shtohet radha për të hyrë në Formula 1, edhe Hitech bën gati regjistrimin

Gazeta Si – Skuadra britanike që garon aktualisht në Formulat minore ka bërë me dije se ka kërkuar të regjistrohet për përfaqësimin në nivelin më të lartë. Vendimi vjen pas futjes si aksioner të biznesmenit kazak, Vladimir Kim.

Hitech ka paraqitur formalisht dokumentacionin për regjistrimin dhe pjesëmarrjen në garat e Formula 1 nga viti 2026. Një vendim ky që vjen pas firmosjes së një akordi të rëndësishëm investimi. Skuadra me seli në Silverston, që garon në F2, F3 dhe F4 ka njoftuar se kompania ‘Hitech Global Holdings Limited’ i ka shitur 25% të aksioneve kazakut Vladimir Kim, një biznesmen që operon në sektorët minerarë, bankarë dhe aeronautikë.

Vladimir Kim, biznesmeni kazak i futur te Hitech. Gazeta Si, 27 qershor 2023

Kompanitë e Kim kanë sponsorizuar sportistë kazakë, mes të cilëve kampionët e boksit Genadij Golovkin dhe Serik Sapijev, si dhe tenistë të nivelit të lartë, ndërsa akordi me Hitech është “inkursioni” i parë në garat automobilistike ndërkombëtare.

Ps firmosjes së akordit, Kim ka deklaruar: “Motorsporti është një interesim personal i hershëm për mua dhe jam krenar për bashkëpunimin me një skuadër që ka pasur sukses në disa kategori dhe ka ambicie për të ardhmen”.

Ceo i Hitech, Oliver Oakes, ka shtuar: “Jam i lumtur t’i uroj mirëseardhjen Vladimir Kim në grupin Hitech. Gjatë diskutimeve kemi pasur sinergji dhe e di që suporti i tij do të jetë i çmuar, teksa ne po përpiqemi të ndërtojmë suksesin e Hitech”.

FIA po vlerëson aktualisht ofertat e një numri të caktuar të palëve të interesuara për të hyrë në Formula 1, mes të cilëve Andretti, që ka një bashkëpunim me Kadillakun. Ish-shefi i Bar, Craig Pollock, ka zbuluar planet për “Formula Equal”, një skuadër të përbërë nga një personel 50% meshkuj dhe 50% femra.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë