Gazeta Si - Gjykata e Apelit të Përgjithshëm lë në fuqi vendimin e Gjykatës Elbasanit, e cila bashkoi dy dënimet ndaj Dritan Dajtit, me 25 dhe 23 vite në një të vetëm, 25 vite heqje lirie.
Dajti u dënua për vrasjen e 4 punonjësve të forcave operacionale në vitin 2009 për kapjen e tij në zonën e plazhit te "Iliria" në Durrës.
Po kështu, rezulton se Dajti është dënuar edhe për dy ngjarje, e para ka ndodhur në vitin 2004, me 20 vite burg për vrasjen e biznesmenit Agim Beqja.
Një vit më vonë, gjatë procesit ndaj tij, ai u arratis nga ambientet e Gjykatës së Tiranës, për këtë u dënua me 9 vite burg. 1 vit më vonë Gjykata e Tiranës, pranoi bashkimin e dënimeve dhe vendosi për Dajtin 23 vite heqje lirie.
Ai ka mohuar akuzat dhe pasi u dënua me burgim të përjetshëm, një trup gjykuese e përbërë nga gjyqtarë apelesh në rrethe, ulën dënimin e tij në 25 vite burg.
Në atë kohë, nisi një hetim për 3 nga 5 gjyqtarët që votuan pro uljes së dënimit, por me ngritjen e SPAK-ut, ishte ky instritucion që vendosi pushim të hetimeve.
Gjithashtu, Apeli i përgjithshëm ka rrëzuar një kërkesë të Dajtit që kërkonte ulje dënimi me 45 ditë për peridhën kohore 2019-2020.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.