Gazeta Si – Një 33-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri mesditën e kësaj të hëne në qytetin e Vlorës në rrethana të paqarta sipas policisë.
Burime policore bëjnë të ditura se të shtënat kanë ndodhur në lagjen Pavarësia 3, te “Kombinati i Peshkut”, ku i plagosur ka mbetur shtetasi T.R., 33 vjeç.
I riu mësohet se ka mbetur i plagosur në këmbë dhe është dërguar drejt spitalit lokal, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën në kujdesin e mjekëve.
Forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën, teksa po kërkohet për autorin, i cili pasi ka qëlluar është larguar në këmbë.
Ndërkohë, një banor i lagjes ka folur për mediat, duke treguar se kishte dëgjuar krismat dhe kishte dalë në rrugë.
“Nuk pashë gjë, kanë qenë brenda. Unë isha lart në pallat. Vetëm dëgjova krismat, 3 a 4. Një sikur bërtiti, iku me vrap, lëvizi. Nuk i njoh personat përfshirë”, tha banori.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



