Motosport

RedBird zbarkon edhe në Formula 1, blen aksione tek Alpine për 200 milionë euro

Gazeta Si – Fondi i drejtuar nga Kardinale që tashmë ka Milanin, bashkë me dy investitorë të tjerë, kanë blerë 24% të Alpine, skuadrës së Formula 1 të grupit Reno. RedBird shton kështu praninë në botën e sportit, pas futbollit, bejsbollit, hokejit në akull dhe futbollit amerikan.

Tashmë ka marrë formë zyrtare: RedBird zbarkon edhe në Formula 1, ku ka blerë bashkë me dy investitorë 24% të aksioneve të Alpine Racing Ltd., skuadër e nivelit më të lartë të automobilizmit botëror. Bëhet fjalë për një investim total prej rreth 200 milionë eurosh që fondi i administruar nga Xherri Kardinale ka ofruar, bashkë me Otro Capital dhe Maximum Effort Investments.

Xherri Kardinale, kreu i RedBird. Gazeta Si, 26 qershor 2023

Ky invesim nga një anë parashikon përshpejtimin e stategjisë së rritjes së Alpine dhe ambiciet e saj në Formula 1, në anën tjetër zgjeron edhe më shumë bagazhin sportiv të RedBird. Kjo kompani, përveçse është pronare e Milanit dhe Tuluzës në futboll, ka kuota nëpërmjet Fenway Sports te Liverpuli, Boston Red Sox në bejsboll, Pittsburgh Penguins në hokej në akull, si dhe Xfl, liga e futbollit amerikan.

“Alpine F1 Team do të përfitojë nga kompetenca dhe eksperienca grupit të investitorëve në sektorin sportiv dhe në veçanti në sektorin e strategjisë së medias dhe sponsorizimit për të krijuar leva të reja rritjeje. Do të jetë një vlerë e shtuar. Skuadra e Formula 1 do të ketë avantazhe edhe në lidhje me teknologjinë, faktor kyç në marketing dhe shitje”, – thuhet në njoftimin zyrtar për marrëveshjen.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë