Gazeta Si – Boksieri Alban Beqiri e ka nisur në mënyrën më të mirë garimin në Lojërat Europiane që po zhvillohen në Poloni. Ai e ka fituar bindshëm ndeshjen e parë, ku kundërshtar ishte slloveni Leburiç. Beqiri konkurron në peshën deri në 71 kilogramë dhe ka treguar një formë shumë të mirë, duke triumfuar me rezultatin 4-1.
Pas sukseseve të Luiza Gegës në atletikë dhe Alvin Karaqit në karate, Shqipëria ka mundësi edhe për një tjetër medalje në këtë event.
Ndeshja e radhës për boksierin shqiptar do të jetë më 27 qershor, kur 29-vjeçari do të sfidojë lituanezin, Aleksandr Trofimcuk. Kjo ndeshje është e vlefshme për 1/16-at dhe Beqiri premton një tjetër fitore.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



