Ka ndodhur

Ndërtoi pa leje në bregdetin e Radhimës, arrestohet 46-vjeçari

Policia e Vlorës ka arrestuar një 46-vjeçar, pasi ka ndërtuar pa leje në vijnë bregdetare të Radhimës.

Sipas policisë, gjatë kontrolleve u vu re se Beniamin Kondi kishte nisur të ndërtonte një mur rrethues, në vijën bregdetare, në Radhimë, pa lejen e organeve kompetente.

“Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Orikum arrestuan Beniamin Kondin, 46 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale ‘Ndërtimi i paligjshëm’”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë