Gjirokastra muzeale e traditave dhe kulturës shekullore, mikpret sot dhe në ditët në vijim, rikthimin pas 8 viteve të Festivalit Folklorik Kombëtar nën simbolikën e valltarëve të lidhur dorë për dore, në Kalanë e gurtë, të zbukuruar dhe gjallëruar në këtë natë, si kurrë më parë nga ngjyrat, motivet, ritmet, këngët e vallet e gjithë krahinave të Shqipërisë.
Festivali Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës 2023, ngjarja që bën bashkë ngjyrat e bukura të folklorit shqiptar, do të mbahet për 8 net në kalanë e Gjirokastrës në një skenë të hapur për të gjithë dhe do të akesohet falas.
Kalaja e Gjirokastrës është shndërruar në zemrën e Festivalit, me vizitorë të shumtë, artistë popullorë, artizanë, si dhe artëdashës të të gjitha moshave, të mbledhur së bashku për të shijuar një nga eventet më të mëdha të muzikës dhe valles tradicionale shqiptare, një ekspozitë e bukur e trashëgimisë kulturore jomateriale. /ata
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.