Ka ndodhur

Dajë e nip kultivonin kanabis në Shkodër, i riu kërcënoi policinë me armë zjarri

Gazeta Si – Dajë e nip janë vendosur në prangat e policisë pasi kishin kultivuar bimë narkotike në fshatin Uk-Bibaj në Shkodër.

Mësohet se në momentin kur policia ka mbërritur në banesën e 54 vjeçarit me iniciale Gj. M., për të kryer kontrolle, nipi i tij, 24 vjeçari me iniciale F. K ka mbërritur aty me armë.

Sipas bluve, i riu hyri me armë në dorë, në banesën e dajës së tij, për të kundërshtuar policinë për kontrollin e shtëpisë, si dhe për mosprishjen e bimëve narkotike të kultivuara nga këta të dy.

Por policia ka bërë të mundur neutralizimin dhe vënien në pranga e 24-vjeçarit, si dhe sekuestrimi i armës së zjarrit dhe i municionit luftarak.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e dajës së tij, Policia gjeti dhe sekuestroi një armë tjetër zjarri dhe municion luftarak. Po gjatë kësaj faze të operacionit, Policia asgjësoi 1300 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të kultivuara nga këta 2 shtetas.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë