Teknologji dhe Inovacion

Youtube do të përdorë Inteligjencën Artificiale për dublimin e videove

YouTube synon ta bëjë më të lehtë dublimin e videove në gjuhë të tjera, nëpërmjet Inteligjencës Artificiale.

Kompania njoftoi në VidCon se do të punësojë ekipin e Aloud, një shërbim dublimi me Inteligjencë Artificiale, i lindur nga inkubatori Area 120 i Google.

YouTube po e teston këtë instrument me qindra krijues, tha Amjad Hanif nga YouTube, në një deklaratë për The Verge. Hanif tha gjithashtu se aktualisht Aloud funksionon vetëm “me pak” gjuhë, ndërkohë që “të tjera priten të vijim”.

Sipas zëdhënëses Jessica Gibby, Aloud është i disponueshëm në anglisht, spanjisht dhe portugalisht.

Në të ardhmen “YouTube do të synojë që dublimet audio të përkthyera të tingëllojnë si zëri i krijuesit, me më shumë shprehi dhe sinkronizim buzësh”, thotë Hanif. Këto funksione janë planifikuar për vitin 2024, thotë Gibby.

Burimi: The Verge


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë