Gazeta Si – Një pikë këmbimi valutor dhe transferimi parash është grabitur mëngjesin e së shtunës në Tiranë në rrugën “Tom Plezha” në Unazën e Re. Sipas burimeve paraprake, grabitësi ka marrë rreth 40 mijë euro dhe është larguar me një biçikletë.
Policia ka njoftuar se autori, ende i paidentifikuar mbante në dorë një send të dyshuar si armë zjarri, është futur në pikën në fjalë dhe pasi ka marrë një shumë parash është larguar me biçikletë.
Policia ka vendosur një shpërblim prej 5 mijë eurosh për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit.
“DVP Tiranë fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 5000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vendos në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit 0694110415, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi”, njoftoi policia.

Siç duket edhe nga pamjet, autori, është futur në pikët e transfertave të parave dhe këmbimit valutor dhe me një armë ka kërcënuar punonjëset që ndodheshin aty.
Në Exchange kanë qenë dy punonjëse, të cilat janë detyruar që të hapnin sirtarët ku mbanin paratë, ndërsa autori, që ishte maskuar me një maskë anti-covid, ka nisur që të marrë paratë, dhe t’i fusë ato në trup. Sipas policisë pasi ka marrë një shumë parash ai është larguar me biçikletë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)


