Kreu i grupit mercenar Wagner, Yevgeny Prigozhin ka deklaruar se forcat e tij kanë marrë nën kontroll qytetin Rostov-on-Don. Mediat e huaja shkruajnë se automjete ushtarake të blinduara janë parë në rrugët e qytetit i cili është është mbi 1.100 km në jug të Moskës.
Banorëve të rajonit më të gjerë të Rostovit në kufi me Ukrainën u është thënë të qëndrojnë brenda, sepse forcat e sigurisë po veprojnë në zonë.
Shefi i grupit mercenar Wagner, Yevgeny Prigozhin është zotuar të largojë udhëheqjen e ushtrisë ruse dhe thotë se forcat e tij kanë kaluar në Rusi nga Ukraina.
Ndërkohë në lidhje me këtë situatë të krijuar së fundmi, presidenti rus Vladimir Putin ka dalë në një konferencë për mediat ku i është drejtuar popullit rus.
Putin tha në fjalimin e tij se si president dhe komandant i përgjithshëm i ushtrisë ai “do të bëj gjithçka që është e mundur për të mbrojtur vendin”.
#Putin is speaking live now! pic.twitter.com/Ytgu9YpgF0
— Tiemüzma🇳🇱 (@renetiemo) June 24, 2023
Ai ka thënë se e ardhmja e Rusisë është rrezikuar, duke i përshkruar veprimet e kryengritësve si “thikë pas shpine”. Presidenti rus ka paralajmëruar për “ndëshkim të pashmangshëm” për ata që e ndajnë shoqërinë ruse.
Ai deklaroi se gjendja shtetërore kundër terrorizmit është duke u zbatuar në Moskë dhe në disa rajone tjera. Putin tha gjithashtu se ka marrë të gjitha vendimet e duhura për t’u përballur me krizën.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.