Arsim

Publikohen notat e matematikës, 238 maturantë kanë marrë notën maksimale, rreth 1500 mbetës

Sot janë publikuar notat e provimit të matematikës. 1549 maturantë kanë marrë notën 4.00, duke mbetur, ndërsa 238 maturantë kanë arritur të marrin notën maksimale 10.00, duke rezultuar ekselentë. Kalueshmëria për këtë provim është 94.38 për qind, ndërsa nota mesatare është 6.65.

Të gjithë maturantët mund të marrin lehtësisht notat e tyre në sistemin digjital, në Portalin studentor.

Vitin e kaluar, 234 maturantë janë vlerësuar me notën maksimale, ndërsa 1729 maturantë kanë marrë notën 4.00, duke ngelur. Kalueshmëria vitin e kaluar ishte 94.20 për qind, ndërsa nota mesatare 6.88.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë