Gazeta Si – Dy persona janë vënë në pranga në Tiranë, të akuzuar për spërndarje të lëndëve narkotike, kokainë dhe kanabis.
Si rezultat i kontrolleve, polici zbuloi 1 rast të kësaj veprimtarie kriminale dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit:
– A. H., 18 vjeç, dhe D. Sh., 46 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në Rrugën e Elbasanit, kanë lokalizuar automjetin tip “Audi” me drejtues shtetasin D. Sh., në të cilin, gjatë kontrollit, gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në një servis në posedim nga 46-vjeçari, në Mullet, shërbimet e Policisë kanë konstatuar automjetin tip “Porsche” me drejtues shtetasin A. H., në të cilin, gjatë kontrollit, gjetën sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, një pjesë e ndarë në doza, gati për shitje, si dhe një peshore elektronike, të cilat u sekuestruan gjithashtu në cilësinë e provës materiale.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se shtetasi A. H. dhe D. Sh., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi siguronin lëndë narkotike, e ndanin në doza dhe i shisnin ato në zona të ndryshme të Tiranës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



