Gazeta Si – Një 36-vjeçar dhe një 39-vjeçar janë arrestuar në Berat, pasi hynë me makinë në oborrin e një shkolle publike dhe kundërshtuan punonjësit e policisë që ndërhynë për t’i larguar.
Pasi policia ka konstatuar makinën tip “Benz” që qëndronte i parkuar në oborrin e shkollës publike gjatë pasdites, i janë afruar dhe i kanë kërkuar drejtuesit të tij, 39-vjeçarit me iniciale K.K., që të paraqesë dokumentet dhe autorizimin për të qëndruar në këtë ambient.
Por as shoferi dhe as pasagjeri – 36-vjeçari me iniciale E.K., nuk kanë pranuar të japin dokumentet dhe kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë.
Për këtë shkak, shoferi dhe pasagjeri në makinën “Benz” janë arrestuar për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, kryer në bashkëpunim.
Gjithashtu, u ushtrua kontroll në automjetin tip “Benz”, në të cilin nuk u konstatua asnjë send i kundërligjshëm.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



