Vendi ynë gjatë dy ditëve të fundit është përfshirë nga një valë e të nxehtit ku temperaturat kanë shkuar deri në 37 gradë Celsius.
E enjtja ka qenë dhe dita më e nxehtë e muajit duke bërë që në fundjavë të kemi një ulje të temperaturave.
Dita e sotme ka nisur me mot të kthjellët dhe temperature të larta deri në pasdite ku do të kemi një shtim të vranësirave duke sjellë reshje në pjesën më të pjesën më të madhe të vendit kryesisht në zonat malore. Mbetet i rrezikuar veriperëndimi kryesisht Velipoja dhe Lezha ndërkohë Adriatiku dhe Joni do të jetë pa reshje dhe me temperature të larta. Edhe sot termometri do të mbetet në vlerat 35-36 gradë.
Ndërkohë, e shtuna do të jetë më e favorshme për të gjithë ato që kanë planifikuar plazh pasi vija bregdetare është më pak e rrezikuar nga reshjet, ndërsa e diela është parashikuar kryesisht me reshje në të gjithë territorin.
Të shtunën temperatura maksimale do të jetë 33 gradë kurse të dielën termometri do shënojë deri në 31 gradë. Të shtunën do të ketë reshje shiu me përjashtim të vijës bregdetare. Nuk do të mungojnë as rrebeshet. E diela do të nisë me vranësira që në pjesën e parë të ditës duke bërë që ato të shtohen më shumë në pjesën e dytë të ditës duke risjellë reshje në pjesën më të madhe të vendit. Jugu paradite do të jetë pa reshje ndërsa pjesën tjetër të ditës do të jetë i rrezikuar nga reshjet.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



