Drejtësia

Korrupsioni në Shëndetësi, Apeli i GJKKO-së lë në burg Sekretaren dhe zyrtaren e Ministrisë

Gazeta Si – Apeli i GJKKO-së, ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për Sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro dhe zyrtaren e lartë të shërbimeve publike Laura Shteto, të cilat janë në arrest nën akuzën e korrupsionit pasiv.

Togat të zeza të Apelit nuk pranuan kërkesën e tyre për masë më të butë se arresti në burg.

Më herët, GJKKO, vendosi ta lirojë nga qelia duke caktuar “arrest në shtëpi” për Vladimir Topin, administrator i kompanisë fituese të tenderit të Ministrisë së Shëndetësisë për supervizimin e qendrave shëndetësore në Tiranë dhe Durrës.

Ndërkohë për inxhinierin e kompanisë “Dricons” shpk, Silvi Shehu, GJKKO vendosi masën e arrestit në burg pa afat. Ata akuzohen për korrupsion aktiv, ndërsa togat e zeza caktuan masë më të butë për administratorin për shkak të moshës.

Ata u arrestuan më 2 qershor 2023, pasi dyshohet se Duro mori ryshfet 330 mijë lekë për të favorizuar kompaninë e Vladimir Topit në një tender të hapur nga ministria për supervizimin për rikonstruksionin e qendrave shëndetësore në Tiranë dhe Durrës.

Vlera prej 330 mijë lekësh, që përmendej në përgjime, u gjet brenda një zarfi në zyrën e personit të ngushtë të ministres Ogegerta Manastirliu, `zarf për të cilin Joana Duro tha se nuk kishte dijeni çfarë kishte brenda.

Hetimet për këtë çështje nisën nga disa përgjime të një dosjeje tjetër të hapur nga SPAK.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë