Ka ndodhur

Zhduket 46-vjeçari, familjarët dyshojnë se e ka marrë rrjedha e lumit Shkumbin

Gazeta Si – Një 46-vjeçar dyshohet se mund të ketë humbur jetën, pasi është marrë aksidentalisht rrjedha e lumit Shkumbin.

Alarmin e ngriti vëllai i tij, pasi njoftoi sallën operative se 46-vjeçari me iniciale B.P., gjatë mbrëmjes së 20 qershorit ka qenë duke punuar një sipërfaqe toke buzë lumit Shkumbin dhe që atëherë nuk ishte kthyer në banesë.

Familjarët e 46-vjeçarit kanë dyshime se gjatë kohës që ka tentuar për të kaluar në krahun tjetër të lumit për t’u kthyer në banesë, atë mund ta ketë marrë rrjedha e lumit Shkumbin.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, policia së bashku me familjarët, kanë nisur kërkimet përgjatë shtratit të lumit Shkumbin.

Gjithashtu, krahas shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, janë angazhuar edhe polumbarët e Repartit Special RENEA, të cilët vijojnë kërkimet në të gjithë rrjedhën e lumit, me qëllim gjetjen e trupit të 46-vjeçarit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë