Nga Gazeta ‘SI’ – Studentët e degës së mjekësisë kanë paralajmëruar një tjetër protestë të premten e 23 qershorit, kundër draftit të qeverisë që i detyron ata të qëndrojnë në Shqipëri. Protesta e cila do të zhvillohet në formë marshimi drejt Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, do të nisë në orën 10:00.
Protesta e parë ishte ajo e 19 qershorit, dy ditë pasi ministrja e Arsimit Evis Kushi tha se studentët e mjekësisë ose do të firmosin dhe do të qëndrojnë të paktën 3 vite punë në Shqipëri pasi diplomohen, ose do të paguajnë tarifën vjetore të shkollimit sa është në privat. Kjo si pjesë e strategjisë për të mbajtur në Shqipëri të rinjtë, e sidomos ato të fushës së shëndetësisë.
Drafti nxiti revolta dhe kritika nga ekspertë të arsimit dhe sidomos nga vetë studentët.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



