Gazeta Si - Gjykata e Lezhës ka dënuar me 2 vite e 10 muaj burg ish-agjentin e Operacionales në Policinë e Shtetit, Jeton Lami. Ish-efektivi akuzohet për shpërdorim detyre, pasi shoqëronte të shumëkërkuarin Ervis Martinaj, para se ai të denoncohej i zhdukur në Gusht të 2022.
Lami do të përfitojë nga gjykimi i shkurtuar dhe kështu dënimit me 2 vite e 10 muaj do i ulet 1/3 e saj. Për të zbutur pozitat e ish-agjentit të Operacionales, prokuroria tentoi disa herë të bindë Lamin të bashkëpunojë me drejtësinë, por ai refuzoi.
Deklarimet e tij cilësohen nga hetuesit si me tepër vlerë dhe për fatin e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj.
Jeton Lamit u arrestuar në 24 gusht 2022 pas hetimeve të kryera në kuadër të procedimit penal të vitit 2022, për veprën penale të rrëmbimit të personit, pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.