Ka ndodhur

Gjendet i mbytur 40-vjeçari në Ksamil, mbante veshur rroba polumbari

Gazeta Si – Një 40-vjeçar është gjetur i mbytur në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele në Ksamil. Nga të dhënat paraprake mësohet se trupi 44-vjeçarit me iniciale A.A., është gjetur i mbytur në afërsi të “Repartit 57”, aty ku ishte duke peshkuar.

Dyshohet se shkak për këtë ka qënë shpërthimi i bombulës së oksigjenit. Në momentin kur është gjetur pa jetë ai mbante veshur edhe rroba polumbari. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë