Gazeta Si – Një person i dënuar për vrasje ka ndërruar jetë këtë të diel në spitalin e burgut. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, njofton se i dënuari Adem Tale nga Kukësi ka ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardio-respirator.
Viktima, 80-vjeç, ishte shtruar në spital me datë 6 qershor. Ai ishte dënuar me 35 vjet për vrasjen e bashkëshortes së tij në 4 prill të vitit 2018.
Pas një sherri në familje, Tale, mbrëmjen e 4 prillit qëlloi gruan me iniciale Z.T., 68-vjeçe disa herë më sëpatë duke e lënë të vdekur në vend.
Pas ngjarjes ai u arratis, ndërsa u arrestua nga policia pas 22 ditësh. Policia tha se autori u kap në malet e fshatit Borje, aty ku kishte qëndruar pas arratisjes.
Adem Tale vuante dënimin e tij prej 5 vitesh në burgun e Durrësit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



