Gazeta Si – Tre mjete lundruese, dy skafë dhe një varkë plastike janë bllokuar në lokalitete të ndryshme bregdetare nga Departamenti i Policisë Kufitare.
Varka plastike dhe njëri nga skafët u bllokuan pasi lundronin të papajisur me dokumentet e nevojshme.
Drejtuesit e tyre u ndëshkuan me gjobë 110 000 dhe 10 000 lekë të rinj.
Skafi tjetër u bllokua pasi dyshohet se ishte i vjedhur në Australi, ndërsa kanë nisur hetimet ndaj drejtuesit të tij.
Në vendin e quajtur “Hunda e Marinës”, Sarandë, u bllokua një varkë plastike, pasi drejtuesi i saj nuk kishte certifikatën për ushtrimin e veprimtarisë si operator ekonomik në fushën e turizmit, si dhe nuk kishte në bord dokumentet e nevojshme për daljen në det. Për këto shkelje, drejtuesi i këtij mjeti, u ndëshkua me dy me vlerë totale 110 000 lekë të rinj.
Në portin e Durrësit, si rezultat i veprimeve verifikuese të kryera në bashkëpunim me homologët gjermanë, u bllokua mjeti lundrues skaf, me drejtues F. L., 41 vjeç, banues në Shijak, pasi dyshohet se është vjedhur në Australi. Për 41-vjeçarin u referuan materialet në Prokurori ku nisi hetimi në gjendje të lirë për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”.
Në liqenin e Shkodrës, u bllokua një skaf, pasi drejtuesi i tij nuk kishte në bord dokumentet e nevojshme për daljen në det. Për këtë shkelje, drejtuesi u ndëshkua me masë administrative 10 000 lekë të rinj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



