Moti

Paradite diell dhe ngrohtë, pasdite shira në zonat malore

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash do të karakterizojnë kushtet e motit në të gjithë vendin por pas mesdite pritet shtim i vranësirave duke rrezikuar shira në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore.

Në mbrëmje dhe gjatë natës do të ketë përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike duke rikthyer kthjellimet në të gjithë vendin gjatë gjithë javës, me rritjen e temperaturave që do favorizojnë edhe ditë për plazh.

Temperaturat e ajrit do të rriten sot(18 qershor)në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 32°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verior – Veriperëndimor duke krijuar në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim mbi 2 ballë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë