Ka ndodhur

Zbardhen 6 raste vjedhjesh në banesa në Himarë, tre të arrestuar

Tre persona kanë rënë në prangat e bluve të Himarës pasi dyshohet se janë autorë të gjashtë rasteve vjedhjesh në banesa, të kryera në dy muajt e fundit. Të arrestuarit janë Ritvan Rredhi, Ylber Troci dhe Sali Gaxha.

Pas denoncimeve të marra nga qytetarët, për raste të ndryshme vjedhjesh, në zonat Livadh, Dhërmi dhe Kudhës, uniformat blu kanë identifikuar autorët e dyshuar për vjedhje në 6 banesa të ndryshme, të kryera gjatë periudhës maj-qershor 2023.

Për pasojë janë vënë në pranga 3 persona, bashkëpunëtorë në vjedhjet e kryera në 6 banesa të ndryshme në Himarë, nga ku kanë marrë sende personale, pajisje elektrike, vegla pune, biçikleta, aparate celulare, të cilat më pas i shisnin në qytete të ndryshme si Gjirokastër, Vlorë dhe Sarandë

Në pranga kanë përfunduar: -Ritvan Rredhi, 32 vjeç, banues në Vlorë, me precedent penal në fushën e narkotikëve, i cili u lokalizua dhe u vu në pranga në qytetin e Vlorës;

-Ylber Troci , 39 vjeç, banues në Sarandë, i cili u lokalizua dhe u vu në pranga në qytetin e Sarandës;

-Sali Gaxha, 44 vjeç, banues në Tiranë, me precedent penal në fushën e vjedhjes, i cili u lokalizua dhe u vu në pranga në qytetin e Gjirokastrës.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan pinca, 1 peshore, 1 thikë, 1 distributor elektrik, disa metra kabllo elektrike dhe 5 aparate celulare.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë