Ka ndodhur

Kontrolle në Krujë, Kurbin, Mirditë dhe Shkodër, asgjësohen mbi 3 mijë bimë kanabis, shpallen në kërkim 8 persona

Një operacion anti-kanabis është zhvilluar në vendin tonë, kryesisht në zonat veriore, ku janë goditur disa raste të kultivimit të bimëve narkotike.

Konkretisht janë ushtruar kontrolle në Krujë, Kurbin, Mirditë, Vau i Dejës dhe në Shosh, Shkodër. Si rezultat i këtij operacioni janë asgjësohen 3095 rrënjë kanabis, ndërsa janë shpallur në kërkim 8 persona.

Gjatë kontrollit në Krujë në territorin e fshatit Bruz Zall, Njësia Administrative Cudhi, Krujë u gjetën dhe u asgjësuan 300 bimë narkotike të dyshuara cannabis sativa. Në Lezhë gjatë kontrollit në zonën e quajtur "Bjeshkët e Kaçinarit" në Njësinë Administrative Kaçinar në Mirditë u asgjësuan 500 bimë dhe 1600 fidanë të kultivuar në kubikë, të dyshuar cannabis sativa.

Gjithashtu u gjetën dhe asgjësuan 241 bimë të dyshuara cannabis sativa në fshatin Kuqna të njësisë administrative Milot, si dhe 16 bimë të tjera të dyshuara cannabis sativa në fshatin Zhejë të njësisë administrative Mamurras.

Gjatë kontrollit në fshatin Dardhë, Njësia Administrative Shosh, Shkodër u gjetën dhe u asgjësuan 180 bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sattiva. Në Vaun e Dejes, në fshatin Dush u asgjësuan 200 bimë narkotike të dyshuara cannabis sativa. Po në Vaun e Dejës, në fshatin Vig, janë gjetur dhe asgjësuar 58 bimë narkotike të dyshuara cannabis sativa.

Në operacion janë përfshirë 210 forca policore, të komisariateve respektive, të Forcës së Posaçme "Shqiponja" dhe grupe të Fnsh-së. Gjithashtu janë përdorur 12 dronë të Policisë për kontrollin e zonave të thella malore e ato me terren të vështirë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë