Gazeta Si – Një punonjës policie është pezulluar nga detyra, ndërsa gjykata ka caktuar ndaj tij masën e detyrimit me paraqitje.
Efektivi Nderim Cami, me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr. 4, akuzohet për kryerjen e veprave penale “Kryerja e veprimeve arbitrare” dhe “Kallëzimi i rremë”.
Në njoftimin e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, thuhet se 33-vjeçari, në mosrrespektim të atributeve për shkak të funksionit organik, me datë 02.12.2022 ka kryer shoqërimin pa arsye të ligjshme të një shtetasi, të cilin gjatë kohës së qëndrimit në ambjentet e Komisariatit, e ka goditur duke i shkaktuar dëmtime fizike.
Gjithashtu, për të manipuluar veprimet e kryera prej tij, ky punonjës policie ka depozituar kallëzim penal ndaj këtij shtetasi për “Kundështim të punonjësit të policisë”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



