Ka ndodhur

I vendosi tritolin në banesë, më pas telefonoi policinë. Në pranga 44-vjeçari

Gazeta Si – Një 44-vjeçar është vënë në  pranga, pasi ka lënë një sasi lëndë plasëse në oborrin e një banese në Vorë.

Sipas policisë, ai ka synuar që pronarin e banesës ta ngarkojë me përgjegjësi penale për mbajtje të lëndës eksplozive.

Ka qenë vetë i arrestuari, i cili ka njoftuar strukturat e policisë për sasinë e tritolit, por skema e tij përfundoi pa sukses.

Si rezultat i operacionit u arrestua shtetasi S. M., 44 vjeç, banues në Prezë.   

Ndërkohë, në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar dy kallëpe me tritol, së bashku me fitilin ndezës, dy detonatorë dhe veshjet që ka mbajtur autori gjatë vendosjes së lëndës eksplozive


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë