Moti

Fundjava do jetë me vranësira të shpeshta

Gjatë ditës së shtunë, deri në orët e mesditës parashikohen vranësira të shpeshta, të cilat do të gjenerojnë reshje shiu, më së shumti në zona lindore. Në pjesën e dytë të ditës së shtunës do ketë përmirësim gradual të kushteve të motit.

Kurse dita e diel pritet të jetë në dominimin e kthjellimeve dhe kalimin e pakët të vranësirave. Më të dukshme kthjellimet do të jenë në zonat bregdetare dhe në qytetet e zonës së ulët, kurse në zonat malore do kemi vranësira dhe në zona të izoluar pritet të ketë reshje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë