Teknologji dhe Inovacion

Ligjvënësit e BE-së miratojnë p/ligjin për rregullimin e inteligjencës artificiale

Në një akt të quajtur historik, Ligjvënësit e Parlamentit Europian kanë miratuar rregulla gjithëpërfshirëse në rregullimin e inteligjencës artificiale.

Sipas projektligjit të AI, e gjithë inteligjenca artificiale do të klasifikohet në katër nivele rreziku, nga minimale në të papranueshme. Teknologjia që konsiderohet të jetë një rrezik i papranueshëm, të tilla si sistemet që gjykojnë njerëzit në bazë të sjelljes do të ndalohen dhe AI i fokusuar te fëmijët, popullatat e tjera të cenueshme dhe praktikat e punësimit do të përballen me një shqyrtim më të ashpër.

Rregulloret e reja kërkojnë gjithashtu standarte më të mëdha të privatësisë, ligje më të rrepta të transparencës dhe gjoba për këdo që nuk bashkëpunon për rregullimin e AI.

Shtetet anëtare të Bashkimit Europian do jenë përgjegjëse për rregullimin e AI në vendet e tyre dhe shkelësit do të përballen me gjoba deri në 6 për qind të të ardhurave vjetore të kompanisë.

Projektligji për AI u propozua për herë të parë në 2021, por negociatat u përshpejtuan pas publikimit të vitit të kaluar të ChatGPT dhe miratimi përfundimtar i projektligjit pritet në fund të këtij viti.

“Vendosja e kornizave rregullatore universale për teknologjinë ka qenë gjithmonë e ndërlikuar, por është bërë më sfiduese ndërsa teknologjia përparon”, raportoi Rishi Iyengar i FP, duke vënë në dukje se AI ka rezultuar jashtëzakonisht e vështirë për t’u rregulluar me ligj për shkak të shpejtësisë së përparimit të teknologjisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë