Deri në orët e mesditës Shqipëria do të paraqitet në ndikimin e motit të kthjellët në të gjithë territorin e vendit, por pjesa e dytë e ditës dhe në vijim do të sjellë shtim të vranësirave nëpër të gjithë vendin duke rrezikuar rrebeshe shiu afat-shkurtër, më të dendura në zonat Veriore dhe Qëndrore duke sjellë probleme në zona të izoluara nga shirat e rrëmbyeshëm.
Parashikohet stabilitet i atmosferës gjatë orëve të vona të mbrëmjes dhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 31°C. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar ne Adriatik dhe Jon dallgëzim 1- 2 ballë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



