Ka ndodhur

Shiste kokainë në një tabakino, arrestohet 33-vjeçari në Dhërmi

Gazeta Si – Një 33-vjeçar me iniciale F.Gj., 33 vjeç, ka rënë në pranga në Himarë, pasi akuzohet për shitje të lëndëve narkotike.

Në kuadër të operacionit të koduar “Parts 8”, policia tha se i riu shiste doza të lëndës narkotike kokainë në një tabakino dhe mbante me vete mjet prerës thikë.

“Në subjektin “Tabacchino” me pronar shtetasin A. A., në Dhërmi, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll fizik ndaj shtetasit F. Gj., i cili ishte i punësuar në mënyrë të paligjshme, në këtë subjekt. Atij i janë gjetur dhe sekuestruar doza me lëndë narkotike kokainë gati për shitje dhe një mjet prerës thikë. Gjithashtu, gjatë kontrollit të subjektit, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 18 paketa me cigare pa pullë fiskale, 3 650 euro dhe 154 200 lekë të rinj”, – njofton policia.

Gjithashtu është proceduar penalisht pronari i tabakinos, pasi e kishte punësuar 33-vjeçarin në mënyrë të paligjshme dhe tregtonte në subjektin e tij, mallra të dyshuara të kontrabanduara.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë