Një 22-vjeçar në Kavajë është rrëmbyer dhe dhunuar nga 3 persona për shkak të një konflikti për shitjen e një makine.
Policia, pas verifikimeve, arrestoi 3 autorët e dyshuar të rrëmbimit; dy vëllezërit K.D. 32 vjeç dhe E.D. 34 vjeç banues në Tiranë, si dhe shokun e tyre R.Sh. 25 vjeç banues në Durrës.
Këta të tre, sipas policisë, morën me forcë të riun Xh.D. për disa minuta në makinë dhe e dhunuan. Sipas tyre, 22-vjeçari kishte mashtruar 25-vjeçarin R.Sh. për t’i shitur një makinë në vlerën e 4000 Eurove të cilën e kishte marrë me qira nga dy vëllezërit.
Policia arrestoi edhe vetë 22-vjeçarin që u mor peng, si autor të dyshuar të këtij rasti mashtrimi.
Në cilësinë e provës materiale u gjet dhe u sekuestrua automjeti.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.