Ka ndodhur

Tiranë, fatorino dhe shoferi i linjës së Unazës godasin me shkelma pasagjerin

Gazeta Si – Një pasagjer i linjës së urbanit të ‘Unazës’ është dhunuar me shkelma nga shoferi dhe fatorino i autobusit në rrethana të paqarta.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e mesditës në rrugën “Reshit Petrela”, pranë ‘Stacionit të Trenit’ në kryeqytet.

Pasagjeri ka qenë në praninë e të atit kur është dhunuar nga pununjësit e linjës. Policia e komisariatit nr. 3, duke marrë shkas nga një video në rrjetet sociale, shoqëroi në rajon shtetasit shtetasit B.S., (faturino i autobusit), dhe shtetasin S.S., (shoferi i autobusit), ditën e djeshme, pasi për motive të dobëta kanë goditur shtetasin S.R., 43 vjeç.

Ata do të procedohen në gjëndje të lirë për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë