Gazeta Si – Shkëputja e një teli elektrik paraditen e kësaj të mërkure në Tiranë, në segmentin rrugor Kinostudio-Fresk ka shkaktuar zhurmë dhe panik mes banorëve të zonës.
Burime zyrtare të policisë, thonë teli u shkëput nga një shtyllë tensioni, e si pasojë e shkarkesës elektrike, çau gomat e një betoniereje, e cila po punonte në zonë. Për fat të mirë nga ngjarja nuk ka të lënduar.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, tha policia në një njoftim për mediat.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



