Gazeta Si – Dy turistë holandezë janë shpëtuar, pasi kishin mbetur të izoluar në një terren të thepisur në gjirin e Filikurit në Himarë.
Policia përmes një njoftimi zyrtar bën me dije se njëri prej tyre ishte lënduar pasi ishte rrëzuar, megjithatë turistët janë në gjendje të stabilizuar shëndetësore.
Mbrëmjen e djeshme, salla operative e Komisariatit të Policisë Himarë është njoftuar se për shkak të terrenit të vështirë dhe të thepisur, 2 turistë holandezë të cilët po eksploronin zonën, kishin mbetur të izoluar në gjirin e Filikurit dhe se njëri prej tyre ishte dhe i dëmtuar nga rrëzimi.
Pas disa orësh kërkimi, nga shërbimet e Policisë të ndarë në grupe kërkimi përmes detit dhe përmes tokës, kanë bërë të mundur lokalizimin dhe gjetjen e turistëve. Të dy turistët janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)


