Njerez

Francesco Nuti, jeta pas famës / Depresioni, alkooli, aksidenti, qëndrimi në koma dhe kujdestaria e vajzës së tij deri në vdekje

Nga Gazeta Si - Bota e kinemasë dhe argëtimit ka humbur një nga interpretuesit dhe krijuesit më të mëdhenj: Francesco Nuti. Pas aksidentit në familje që i shkaktoi një hematomë kraniale, regjisori dhe producenti humbi një pjesë të aftësive motorike dhe më vonë pothuajse humbi plotësisht përdorimin e të folurit. Informacioni për jetën e tij private vitet e fundit ishte i rrallë, përditësime të vogla u raportuan nga vajza e tij Ginevra, kujdestari i tij, dhe nga disa miq historikë si Giovanni Genovesi.

Rënia tragjike dhe komplikimet motorike

Ishte viti 2006 kur Francesco Nuti ra nga shkallët e shtëpisë së tij, rënia i shkaktoi një hematomë kraniale që e futi në koma, gjendje në të cilën qëndroi për katër muaj. Ai u shtrua në spitalin Policlinico Umberto I në Romë derisa u transferua në një qendër të specializuar në Versilia.

Për vite me radhë, informacioni për shëndetin e Nutit mbeti mister, vetëm në vitin 2008 doli informacioni se regjisori ishte larguar nga spitali, por kushtet e tij nuk ishin përmirësuar. Dalja e tij e parë publike pas operacionit ishte në vitin 2010 dhe kushtet e regjisorit të njohur ishin shumë të komplikuara.

Më pas, në vitin 2014 u zhvillua një spektakël-homazh emocionues i organizuar nga Leonardo Pieraccioni, Carlo Conti, Marco Masini dhe Giorgio Panariello ku morën pjesë edhe Ginevra, vajza, e cila këndoi këngën që babai i saj shkroi për të, “Sarà per te” dhe në skenë u ngjit edhe Nuti.

Keqtrajtimi dhe gjykimi

Viti 2016 ishte një nga vitet më komplekse për Nutin dhe familjen e tij. Lajmi për keqtrajtimin të cilit dyshohet se iu nënshtrua Francesco nga duart e kujdestarit të tij mori dhenë në lajmet lokale dhe kombëtare. Një vit më vonë, gjyqi e gjykoi kujdestarin të pafajshëm dhe dëshmia e Franceskos u konsiderua e pavlefshme, pasi u konsiderua e sugjerueshme.

Akuzat nisën nga zëvendësuesi i kujdestarit, i cili kishte thënë se kishte parë kolegun e tij, duke e rrahur aktorin dhe gjithashtu duke e detyruar të hante si dhe ta linte në kushte të papërshtatshme, duke mos u shqetësuar për higjienën e tij personale.

Shtrimi i ri dhe transferimi në Romë

Në vitin 2016, Nuti pati sërish probleme dhe u dërgua në spitalin fiorentin të Careggi dhe prej andej u transferua në një klinikë të specializuar në Romë ku qëndroi deri në ditën e vdekjes, në fakt vajza dhe familjarët e tij, me rastin e komunikimit për vdekjen e aktorit, falënderuan “nga zemra personelin shëndetësor dhe të gjithë ata që e kanë trajtuar aktorin në periudhën afatgjatë të sëmundjes, në veçanti stafin e Villa Verde në Romë”.

Vendimi për ta transferuar në Romë u mor nga Ginevra për ta pasur më afër dhe për t’i kushtuar gjithë vëmendjen që i duhej.

Njoftimi i vdekjes

Në vitin 2021, Ginevra dhe nëna e saj, Annamaria Malipiero, ishin mysafirë të Mara Venier në “Domenica In” dhe folën për jetën e tyre dhe gjendjen shëndetësore të Francescos, që ishte e qëndrueshme dy vjet më parë. Që në moshën 18-vjeçare, Ginevra u bë kujdestarja e tij, “padyshim që më ndihmon gjithmonë nëna ime, ajo më jep një dorë të madhe. Por, unë u kënaqa që përballesha me këtë gjë dhe mora këtë përgjegjësi”.

Pas vitesh heshtjeje, lajmi për vdekjen e Francesco Nutit mbërriti si rrufe në qiell më 12 qershor. Familja ka bërë të ditur përmes një deklarate se për momentin nuk është dhënë asnjë informacion për varrimin dhe familja ka kërkuar që të respektohet momenti i pikëllimit të madh “dhe për këtë arsye nuk ka ndërmend të bëjë deklarata”.

Depresioni dhe alkooli

Fatkeqësisht, problemet shëndetësore të Nutit filluan shumë përpara vitit 2006 për shkak të disa dështimeve në arkë, ai ra në depresion dhe varësi nga alkooli dhe dy herë u përpoq të bënte vetëvrasje. /Today.it/


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë