Ka ndodhur

Shkëputet ashensori në një pallat në ndërtim, plagosen dy punëtorë në Krujë

Gazeta Si – Dy punëtorë janë dërguar në spital këtë të martë në Krujë, pasi janë lënduar nga shkëputja e platformës së një ashensori të cilin po e montonin.

Policia tha se pas ngjarjes është arrestuar drejtuesi teknik i firmës ndërtuese. Në pranga ra shtetasi M.B., 48 vjeç, banues në Tale, Lezhë, drejtues teknik i një firme ndërtimi.

Ngjarja ndodhi një ditë më parë në lagjen “Zim Zeneli”, Krujë, në një pallat që ndërtohet nga një firmë me drejtues teknik shtetasin M.B.

Gjatë procesit të punës për montimin e ashensorit, është shkëputur platforma e ashensorit dhe si pasojë janë dëmtuar shtetasit A.B., 52 vjeç dhe shtetasi turk Z.S., 50 vjeç.

Dy të dëmtuarit ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedura.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë