Ka ndodhur

Qëlloi me automatik në Poliçan, përfundon në pranga 36-vjeçari

Gazeta Si – Një 36-vjeçar në Poliçan është arrestuar, pasi kreu qitje me armë zjarri në një zonë jashtë qendrave të banuara. Policia tha se E.M., u arrestua nga forcat ‘Shqiponja’ teksa drejtonte automjetin e tij.

Gjatë kontrollit në automjetin e tij, iu gjetën një armë zjarri dhe 4 gëzhoja të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Ndërkohë materialet i kaluan prokurorisë së Beratit për hetimet e mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë