Gazeta Si – Dy persona janë shpallur në kërkim pasi dyshohet se kanë vjedhur një automjet tip Range Rover në parkingun e aeroportit “Nënë Tereza”. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të datës 7 Qershor. Pas denoncimit, makina është gjetur më pas e fshehur në një garazh në Astir.
Mjeti ishte parkuar në parkingun e aeroportit në momentin kur dy autorët 36 dhe 42 vjeç, e kanë vjedhur. Më pas kanë kanë përdorur pajisje të ndryshme për bllokimin e GPS-së së automjetit. Pas kontrolleve nga policia, mjeti është gjetur në garazhin e një pallati në Astir.
‘Range Roveri’, pajisjet e përdorura për bllokimin e GPS-së së automjetit dhe sende të tjera të përdorura për hapjen e automjetit janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Vijon puna për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të kësaj vjedhjeve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



