Ka ndodhur

Arrestohet 22-vjeçari në Pogradec, hodhi pistoletën nga makina kur pa policinë

Gazeta Si – Një 21-vjeçar është arrestuar në Pogradec, pasi hodhi nga makina një armë zjarri pistoletë që mbante në brez, kur pa policinë.

21 vjeç E. Sh., ka qenë i dënuar edhe më parë për armëmbajtje pa leje dhe për kërcënime.

Makina ku 21-vjeçari po udhëtonte si pasagjer, është vënë re nga policia në vendin e quajtur “Ura e Tushemishtit” dhe i kanë bërë me shenjë që të ndalonte. Pasi pa policinë, 21-vjeçari ka hedhur në drejtim të lumit pistoletën që mbante në brez.

Më pas policia ka gjetur në lumë, armën e zjarrit pistoletë me 6 fishekë në karikator, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me një shkop hekuri, një thikë dhe një celular që u gjetën në çantën e 21-vjeçarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë