Gazeta Si – Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne në fshatin Ngurrëz në Lushnjë.
Një 28-vjeçar ka humbur jetën, teksa ishte duke udhëtuar me motor në momentin kur u përplas.
Policia tha se rreth orës 04:10, në fshatin Ngurrëz, Lushnjë, automjeti me drejtues shtetasin A. Sh., 32 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin Sh. M., 28 vjeç, ku si psojë ka ndërruar jetë.
Po ashtu, një automjet ka dalë nga rruga tek kryqëzimi i Pirajve përgjatë superstradës Lezhë-Shkodër. Mjeti drejtohej nga Gj.Gj.,, makina e të cilit përfundoi e përmbysur në një parcelë jashtë rrugës.
Për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja që ndodhej me të. Ata janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Lezhës dhe ndodhen jashtë rrezikut.
Drejtuesi i mjetit ka rezultuar negativ në përdorimin e alkoolit pas testeve të kryera, ndërsa policia po kryen hetimet në lidhje me këtë aksident.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



